Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që po mbahet në Dubai, nënshkruajti Memorandum të Bashkëpunimit me Federatën e Odave të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sipas njoftimit për media ky memorandum ka për qëllim nxitjen e investimeve reciproke dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik tregtar si dhe raporteve miqësore në mes dyja vendeve.
Gjithashtu përmes këtij memorandumi synohet promovimi i bashkëpunimit në mes të komunitetit biznesor të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës.
Në këtë forum ekonomik po marrin pjesë edhe biznese kosovare nga sektor të ndryshëm të cilët në takimet B2B po shfaqin potencialin e tyre dhe po krijojnë lidhje biznesore me biznese nga EBA.
Ky forum duhet të shërbej si pikënisje e bashkëpunimit reciprok me rezultate konkrete në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat.

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...