Brenda një hapësire të vogël në Prishtinë, Blerta Arifi zhvillon pasionin e saj për artin, në një formë unike dhe kreative.
Pasionin për krijimin e terrariumeve e ka nisur tash e shtatë vjet dhe punimet e saj vijnë kryesisht nga inspirimi, por edhe nga kërkesat e klientëve.
Ajo na tregon disa nga kërkesat më të habitshme që ka marrë.
“Kërkesat dy të fundit kanë qenë, shoqet ja kanë bo dhuratë njërës prej çikave që e kish humb një unazë në Greqi dhe të nesërmen e kanë gjet dhe kanë dasht me bo një pjesë të detit dhe unaza me simbolizu humbjen dhe ri-gjetjen e saj dhe tjera ka qenë, simbolin e një gruaje të fortë që ka kërku një kliente në Pejë të specifikume për një zonjë në moshë që në momentin që i ka vdekur fëmija asaj, ka kërku nuse për burrin dhe kish kalu me ortaken ose rivalen në fjalë. Tash ajo dojke me simbolizu, forcën dhe fuqinë e gruas shqiptare”, thotë ajo.
Një kërkesë tjetër e veçantë ka qenë ajo e një vajzëe, e cila ka qenë realizimi i luleve të fejesës në një kuti që ajo t’i mbajë kujtim.
Ndërkaq, thekson se kërkesat rriten me rastin e festave si ato kombëtare apo të fundivitit.
Ajo foli edhe për procesin e krijimit të një terrariumi duke treguar se për realizimin e një punimi të tillë i merr kohë 3-4 orë por ndonjëherë edhe ditë.
“Secili terrarium i jemi e ka, nëse punojmë vetëm me lula, aloe vera ose kaktus sepse ato qëndrojnë ma gjatë, e ka një kërpudhë dhe një mollëkuqe të cilës ja kombinoj me punimin që kemi. Gjithashtu edhe ato me detin dhe natyrën mbrapa, varësisht çka ka me punu dhe i kombinoj të gjitha ngjyrat dhe pamjet”, thotë Arifi.
Duke folur për çmimet, ajo thotë se janë të lira marrë parasysh sa variojnë çmimet e punimeve dore.
“Ne e dimë që jetojmë në Kosovë dhe kjo është hobi për mu, por për dikë varet sa janë kushtet materiale, po për punën që unë e realizoj, çmimet janë për toke”, shprehet ajo.
Me kreativitetin dhe pasionin për të krijuar ajo e ka habitur edhe veten. Kështu thotë ajo kur flet për tri punime e realizuara: Arielin, Frozen dhe Borëbardhën me 7 xhuxhat.
Në fund, ajo tregon se çka i bën të veçanta punimet e saj.
“Punimet e mia i bën të veçanta, e para se i punoj me shumë qejf dhe me shumë kënaqësi dhe nuk i punoj vetëm t’i shes. Por du që një punim i jemi pavarësisht kush e porosit me qenë jashtë mase i kënaqur”, shprehet Arifi.
Terrariumi është një ambient i mbyllur dhe i kontrolluar që imiton një habitat natyror./Arbresh.info/ Erolinda Gashi/
Liga e Kampionëve vjen me ndeshje kthyese të zjarrta – vëmen...
Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritar...
Zvicër: E hodhi në erë bankomatin, mbi pesë vjet burgim për ...
Hamasi refuzon thirrjen e Izraelit për çarmatim
Media britanike Independent sygjeron Shqipërinë si një ndër ...
Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit ...