Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transferimit të përhershëm tek katalanasit

18:46 | 25 Maj 2026
D.H

Barcelona është duke punuar seriozisht për transferimin e përhershëm të Marcus Rashfordit nga Manchester United.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, klubi katalunas pritet të nisë këtë javë bisedimet zyrtare me Manchester United për të arritur marrëveshjen e transferimit të sulmuesit anglez, shkruan Arbresh.info.

Raportohet se Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje personale me Rashfordin, ndërsa tani mbetet të negociohet me klubin anglez për formulën finale të transferimit.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Barcelona dëshiron ta mbyllë marrëveshjen para fillimit të Kupës së Botës.

Aktualisht, kontrata e huazimit të Rashfordit përfshin një klauzolë blerjeje prej 30 milionë eurosh, por drejtuesit katalunas po tentojnë të ulin çmimin gjatë negociatave me Manchester United.

Interesimin e Barcelonës duket se e ka konfirmuar indirekt edhe vetë futbollisti. Rashford publikoi së fundmi një mesazh në Instagram ku shkroi: “I uritur për më shumë”.

Gjatë këtij edicioni ai luajti 49 ndeshje me Barcelonën ku arriti 14 gola dhe po aq asistime, si dhe fitoi La Ligan dhe Superkupën e Spanjës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale