Milani ka nisur revolucionin e madh pas sezonit zhgënjyes dhe ndryshimi i parë i rëndësishëm duket se është largimi i Geoffrey Moncadas nga klubi.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane dhe gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Moncada nuk do të vazhdojë më te “Rossonerët”, ndërsa drejtuesit e klubit po bëjnë ndryshime të mëdha në strukturën sportive, shkruan Arbresh.info.
Moncada ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm të Milanit në vitet e fundit. Francezi fillimisht punoi si shef i skautimit, ndërsa më pas mori edhe rolin e drejtorit teknik të klubit.
🚨🔴⚫️ First change of many to follow at AC Milan: Geoffrey Moncada leaves the club with immediate effect. pic.twitter.com/ovo24I6GtC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2026
Ai konsiderohet si një nga figurat kryesore pas transferimeve të suksesshme të lojtarëve si Theo Hernandez, Mike Maignan, Fikayo Tomori, Pierre Kalulu dhe Tijjani Reijnders.
Megjithatë, raportet e fundit flasin për përplasje të brendshme në klub dhe për një marrëdhënie jo të mirë mes Moncadas dhe trajnerit Massimiliano Allegri.
Po ashtu sipas Romanos, edhe drejtori sportiv Igli Tare është shkarkuar me efekt të menjëhershëm nga drejtuesit kuqezi.
🚨🔴⚫️ AC Milan have fired director Igli Tare with immediate effect. pic.twitter.com/odaGP6V3YH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2026
Shumë shpejt pritet të bëhet zyrtare edhe shkarkimi i Max Allegrit i cili do të largohet nga klubi pas vetëm një viti. Ai nuk përmbushi objektivat e klubit, së paku të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
🚨🔴⚫️ BREAKING: AC Milan have SACKED Massimiliano Allegri.
The coach leaves with immediate effect. pic.twitter.com/OMe2YDnQpr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2026
AC Milan gjithashtu ka ndarë rrugët edhe me drejtorin ekzekutiv Giorgio Furlani.
🚨❌ AC Milan also part ways with CEO Giorgio Furlani. It’s over. pic.twitter.com/6qR0xNeZeY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2026
Milani e pati vendin në Ligën e Kampionëve gjatë tërë sezonit, mirëpo me humbjen e mbrëmshme në xhiron e fundit nga Cagliari, Rosonerët mbetën vetëm në Evropa Ligë./Arbresh.info
Alarm për Ebola në Itali: Dy raste të dyshuara në Lombardi p...
“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bul...
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...