Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve të cilët humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci tha se lutet që familjarët të gjejnë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe, shkruan Arbresh.info.
“E tronditur thellë nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë pas shembjes së një objekti të pabanuar. Në këto momente dhimbje, zemra dhe mendimet e mia janë me familjen dhe të afërmit e tyre. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë humbje të rëndë, por lutjet dhe ngushëllimet më të sinqerta i drejtoj për shpirtrat e tre engjëjve që u ndanë parakohe nga kjo jetë.”, ka shkruar ajo.
“Ngushëllime familjeve dhe lutem që të gjejnë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe!”, tha Nagavci.
Në raportin 24 orësh të policisë tha se objekti është shembur në rrethana të panjohura.
Tragjedia në fshatin Jabllanicë të Gjakovës ndodhi të shtunën rreth orës 23:00.
Ekipet mjekësore kishin konstatuar vdekjen e tre të miturve në vendin e ngjajres, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info//Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...