Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se është e pafalshme humbja që kryeministri Albin Kurti i ka bërë Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës.
“Vazhdoj të mendojë që duhet të ketë ETIKË edhe në politikë, madje të lartë! E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progesin drejt rrugës euroatlantike”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje ajo ka thënë se Kurti ka përdorur kauza të rrejshme vetëm të vijë në pushtet.
“Pse? Për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet! Në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër por me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet”, ka thënë deputetja./Arbresh.info/
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon