Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se politikanët më nuk po mund t’ua shesin qytetarëve premtimet megalomane që nuk realizohen.
“Nuk e kemi më presidentin e tashëm, atëherë liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, i cili përpara premtonte qindra milionë nëpër komuna. Tash më premtimet nuk janë qindra miliona eurosh. Nuk ka më premtime për qindra mijëra vende pune. Tashmë e kanë parë edhe kandidatët për kryetar komunash se nuk mund t’ua shesësh qytetarëve, premtimet që nuk mund të realizohen”, tha Mushkolaj në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.
Këto komente Mushkolaj i ka bërë në emisionin “Debat Plus”, ku është debatuar për dy javët e para të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...