Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka dalë me një strategji të re të testimit për COVID-19.
Sipas kësaj strategjie, që nga tani do të testohen vetëm pacientët e hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe ata që kanë simptoma të rënda të koronavirusit.
Ky vendim është marrë pasi që në dy javët e fundit numri i rasteve me COVID-19 është rritur dukshëm dhe kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me COVID-19, shkruan arbresh.info.
Ndërkaq, Bekim Haxhiu nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, këtë vendim e ka cilësuar si të palogjikshme.
Sipas tij ky vendim nuk ka logjikë ne aspektin e parandalimit të sëmundjes me virusin COVID-19
“Nuk kam Koment , nuk ka logjikë ne aspektin e parandalimit të sëmundjes me virusin COVID-19. Por ju këshillojë qe për këtë, kërkojeni arsyetimin e këtij vendimi ne IKSHPK ne aspektin e mbrojtjes se shëndetit”, ka thënë Haxhiu/arbresh.info/
LEXO EDHE;
Ministria e Shëndetësisë: Prej sot do të testohen vetëm rastet që kanë simptoma të rënda të virusit
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...