Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vendin tonë për pesë ditët e ardhshme pritet të jetë relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore.
Të mërkurën parashikohet që vende-vende të ketë riga të dobëta lokale shiu, ndërsa në ditët e tjera do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe intervale të gjata kthjellimesh, transmeton Arbresh.info.
“Në mëngjesin e ditë së hënë parashihen ngrica të dobëta, kryesisht në viset e larta e diku edhe në viset mesatare. Temperaturat minimale gjatë javës së ardhshme do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi prej 1 deri 7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Në përgjithësi, pritet një mot me kushte shumë të favorshme agrometeorologjike, i cili do t’u mundësojë bujqve kryerjen e punëve të sezonit, përfshirë mbjelljen e kulturave vjeshtore.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (20-24 tetor 2025):
E hënë
Moti i vranët dhe me intrvale me diell.
Temperaturat minimale: -2 – 0°C
Temperaturat maksimale: 14-17
Era: Kryesisht nga jugperendimi e lehte deri mesatare.
E martë
Moti I vranet dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: 2-4C
Temperaturat maksimale: 14-17°C
Era: nga jugperendimi, 1–4 m/s
E mërkurë
Moti i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale: 4-8°C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
E enjte
Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale: 5-9°C
Temperaturat maksimale: 17-20°C
Era: nga juglindja, 1-5 m/s
E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat mnimale: 3-7°C
Temperaturat maksimale: 19-22°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...