E nisur rreth dy muaj më parë, kjo është pamja e re e njërës nga dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë.
Kureshtja për të parë nga afër urën e re ishte e madhe, ndërsa e njëjta urë nuk i shpëtoi inspektimit nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
E për sigurinë po kujdeset Policia e Kosovës, ndonëse vetëm pak metra më tutje, ndodhet ura kryesore mbi lumin Ibër në të cilën qëndrojnë të stacionuar karabinierët italian dhe KFOR-i.
Qytetarët e Mitrovicës pa asnjë hezitim kanë shprehur vlerësimin pozitiv për ndërtimin e kësaj ure, teksa meritat ia dedikojnë kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
E më së shumti hapjes së urës i janë gëzuar mërgimtarët, të cilët thanë se më nuk kishin frikë të kalojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Një tjetër bashkatdhetar nga Gjermani shpreson që ligji të respektohet si në vendet perëndimore, teksa krahason situatën e Kosovës me atë të Gjermanisë me Holandën vite më parë.
Për çudi, ka edhe nga ata mërgimtarë që ndërtimi i urave të reja mbi lumin Ibër ka anën negative.
Data 1 shtatorë ishte koha kur planifikohej të hapej për qarkullim kjo urë, ndonëse ndodhi më herët kanë mbetur edhe shumë pak punë deri në finalizimin e plotë.
Ura tjetër vetëm disa metra larg urës kryesore është ende në fazën fillestare të punimeve teksa do të jetë e disponueshme vetëm për këmbësor.
Ndonëse punimet kanë filluar që nga 1 korriku, plani më i ndërlikuar i urës ka vështirësuar që puna të përfundoj me kohë.
Ndryshe ndërtimi i dy urave nuk cilësohet vetëm si një punë infrastrukturore, por edhe një hap i rëndësishëm për bashkimin e komuniteteve.
Për banorët e jugut dhe veriut, këto ura nuk janë vetëm kalime mbi ujë, por dy pika kyçe që përmirësojnë jetën e tyre të përditshme duke shkurtuar distancat, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke hapur mundësi të reja për punë dhe biznes.
Gurthemelet e të dy urave janë vendosur nga vetë kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili kohë më parë kishte tentuar ta hapte për qarkullim urën kryesore, por që një gjë e tillë u kundërshtua nga komuniteti lokal serb dhe bashkësia ndërkombëtare./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK