Ministri i Arsimit Shyqri Bytyqi fajëson punën e Këshillit të kaluar të Cilësisë për përjashtim të Kosovës nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. Thotë se parregullsitë në punën e tyre bën kryeministrin Ramush Haradinaj, që të shkarkoj këtë bord.
“Këshilli Shtetëror i Cilësisë i kaluar nuk e ka bërë punën siç duhet, ka pasur shumë parregullsi. Kjo ishte edhe arsyeja e vendimit të kryeministrit për ta shkarkuar këtë bord. Konsideroj që ne jemi në rrugë të mirë që të punojmë bashkë me të gjithë që ta rikthejmë Agjencionin e Akreditimit në EQAR’, tha Bytyqi për televizionin publik të Kosovës.
Thotë se diplomat do të njihen në Europë pavarësisht kësaj.
“Kemi pasur takim me studentë dhe e kemi sqaruar se asnjë student nuk do të ketë problematikë në vlefshmërinë dhe njohjen e diplomave në Universitetet europiane për të gjitha diplomat që janë të akredituara në programet e arsimit të lartë”, tha ai.
Por kur pritet që Kosova të rianëtarësohet në EQAR?
“Do të jetë vendim i parlamentit. Duhet parlamenti të votojë Këshillin Shtetëror të Cilësisë. Ne e kemi dorëzuar një listë me emra apolitik, emra me kredibilitet të lartë dhe profesionalizëm të lartë dhe besoj që parlamenti shumë shpejt duhet ta merr një vendim për ta ratifikuar”, theksoi Ministri Bytyqi.
Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në EQAR brenda 90 ditësh. Nëse kjo nuk do të ndodh, Ministri Bytyqi nuk përjashton mundësinë e dorëheqjes.
Nëse nuk ndodh kjo që po themi ne dhe lista që e kemi dorëzu në parlament ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Por jemi të gatshëm dhe të vendosur që të mos e ndalim rrugën tonë drejt depolitizimit”, tha ai.
Shtëpia e Cristiano Ronaldos del në shitje për 5.9 milionë e...
I dërguari amerikan për Ballkanin, Kasanof viziton këtë javë...
Publikohet lista e filmave të tetorit në Netflix
Bastisja në Ministrinë e Mjedisit – arrestohet sekreta...
Beyonce publikon fotografi, “bombardohet” nga komentet
Bideni shtyen takimin me Francën e Gjermaninë, shkak stuhia ...