Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin për mbajtjen e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 janar 2025, në ora 11.00”, thuhet në përgjigjen e Gashit për ‘Betimi për Drejtësi’
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...