Organizata joqeveritare “Qendra për Mirëqënien e Gruas (QMG)” e themeluar në vitin 1999 në Pejë, e njohur edhe si strehimore “Shtëpia e Sigurtë”, për të gjitha ato gra që janë ose kanë qenë viktima të dhunës është mbyllur, shkruan arbresh.info.
Kjo për shkak që kësaj shtëpi i janë ndalur donacionet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Burime të portalit arbresh.info kanë bërë të ditur se kjo qendër është mbyllur sot.
Drejtoresha e Qendrës për Mirëqenien e Gruas, Ardita Bala, e kontaktuar nga arbresh.info ka thënë se është e vërtetë që kjo qendër është mbyllur për shkak të donacioneve.
Sipas saj, të gjitha viktimat e strehuara në këtë siç njihet “Shtëpia e Sigurtë”, janë vendosur në qendrat për punë sociale.
“E kemi mbyll për shkak se nuk kemi donacion. Viktimat të cilat kanë qenë të strehuar në këtë qendër i kanë marrë qendrat për punë sociale dhe puna është e tyre ku i kanë dërguar. Ne po presim që javën tjetër Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të na jep diçka dhe do të fillojmë punën prapë”, ka thënë Bala.
E pyetur se nga kush është financuar kjo qendër deri më tani, ajo ka përmendur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Është financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka pohuar ajo.
Arbresh.info gjatë ditës ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por nuk ka marrë përgjigje./arbresh.info/
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...