Grupi Parlamentar i LDK-së sapo është mbledhur në selinë e partisë për tu dakorduar rreth veprimeve të mëtutjeshme në lidhje me formimin e Qeverisë.
Në këtë mbledhje janë parë duke hyrë lideri i partisë, Isa Mustafa, deputetët Naser Osmani, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Lumir Abdixhiku e të tjerë, shkruan arbresh.info.
Partia ka vendosur të jetë e mbyllur për media duke deklaruar se nuk do të flasin para gazetarëve as pas mbledhjes.
Mustafa ka thënë sot në një prononcim për KK pas mbledhjes së kryesisë së partisë se ende nuk kanë diskutuar me strukturat nëse do ta votojnë apo jo Kadri Veselin për postin e Kryetarit të Kuvendit.
”Skemi diskutuar për atë, do ta diskutojmë me grupin parlamentar. Ne sot kemi bërë një vlerësim në kryesi lidhur me zgjedhjet. Kemi biseduar për përgatitjet për zgjedhjet lokale”, është shprehur ai.
Ndryshe, sot mbledhje të kryesisë ka pasur edhe AAK-ja dhe menjëherë pas saj kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj ka ftuar në takim LDK-në e VV-në./Arbresh.info.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...