Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, thotë se situata aktuale me pandeminë është e rrezikshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ai i ftuar në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës, shpjegoi se nëse mbeten këta numra të të infektuarve edhe më tej do të ishte me rrezik zhvillimi i zgjedhjeve lokale.
“Ka mundësi ligjore për shtyrje, unë mendoj personalisht, mendimi im është që dy javë para zgjedhjeve mund të shihet situata edhe trendi, nëse ka trend të mirë të zbritjes së numrave dhe përmirësimit të situatës nuk ka nevojë me i shty zgjedhjet.”
Ai tutje kërkon që KQZ me ligj të rregullohet që në momentet kur ka veprime të fushatës zgjedhore me i kontrollu edhe me i ba transparente për publikun.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës