Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit pasi ky i fundit ka kritikuar kërkesën e Osmanit për largimin e tarifave ndaj produkteve me origjinë nga ShBA-të.
Kupina ka thënë se Murati është njeriu i fundit në këtë shtet që mund të na flasë për seriozitet.
Sipas Kupinës, presidentja i ka dërguar një letër Qeverisë bazuar në rregullat e komunikimit shtetëror e mirësjelljes e respektit ndërinstitucional.
“ E turpshme, skandaloze, me mungesë të respektit bazik institucional e me mungesë të njohurive bazike se si udhëhiqet shteti e mbi të gjitha me mungesë të gatishmërisë minimale që të punohet e bashkëpunohet në interes të Kosovës është deklarata e tij e sotme. Hiqni tarifat e paarsyeshme ndaj aleatit tonë kryesor, e leni deklaratat e turpshme dhe fëmijërore”, ka shkruar Kupina në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Osmani kërkon nga Qeveria e Kosovës pezullimin e tarifave për produktet amerikane
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...