Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës do të funksionojë edhe një njësit i ri.
Është Njësia për Luftimin e Mashtrimeve, që në nisjen zyrtare të së cilës do të marrë pjesë edhe ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, njofton Klan Kosova.
Zyra Kombëtare e Auditimit është një nga partnerët kyç të aktiviteteit anti-korrupsion të USAID-it në prokurimin publik dhe zë vend qendror në zbulimin e mashtrimeve, shpërdorimeve dhe abuzimeve, si dhe luftimin e korrupsionit.
USAID-i ka siguruar avancim të përshtatur të kapaciteteve për zbulim dhe luftim të mashtrimeve për 60 auditorë kombëtarë si dhe ka mbështetur themelimin e Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve në kuadër të Departamentit Ligjor të ZKAK-së.
”Përmes Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, USAID-i mbështet aktivitetet e prokurimit elektronik, duke ndihmuar kështu Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) në përcjelljen e shpenzimit të parasë publike nga qeveritë lokale dhe ajo qendrore, si dhe mënyrat kreative të të ndihmuarit të publikut të gjerë për të mbikëqyrur shpenzimet qeveritare dhe nxitur një sistem të drejtë dhe transparent të prokurimit publik”, thuhet në kumtesë, njofton Klan Kosova.
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...