Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit, e cila do të mbahet më 15 prill, kanë përfunduar me sukses.
Pas mbledhjes me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, Konjufca tha se janë caktuar ulëset e deputetëve dhe se nuk ka pasur ndryshime të mëdha krahasuar me legjislaturën e kaluar.
“Kjo është natyrisht mbledhje që e sheh edhe rregullorja jonë. Në këtë mbledhje caktohen ulëset e partive politike. Patëm dallime të vogla, bashkë me ta e diskutova edhe skenarin e mbledhjes. Gjithçka shkoi mirë. U caktuan ulëset. Nuk ka ndryshim shumë të madh sa i përket ulëseve. Në mes ulet VV-ja. Dy krahët siç kanë qenë. AAK-ja do të ulët siç ka qenë e edhe pakicat. Dallimet janë të vogla me legjislaturën e tetë. Gjithçka shkoi mirë, përfundoi mbledhja”, ka thënë Konjufca.
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime