Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca ka pritur në takim homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali.
Konjufca tha se fakti që Spiropali ka zgjedhur Kosovën për vizitën e saj të parë tregon dashurinë e madhe që ajo ka për vendin tonë që është refleksion i vetë popullit shqiptar në përgjithësi.
Pas takimit, homologët mbajtën konferencë për media, ku kryekuvendari kosovar u shpreh se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë është duke u rritur në të gjitha format.
Konjufca tha se Shqipëria i ka meritat më të mëdha në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Shqipëria ka merita të mëdha në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Dua të theksoj se gjatë takimit diskutuam të gjitha mundësit që mund ti shfrytëzojmë që t’i mbështesim vendet tona gjatë integrimit të mëtutjeshëm”, tha Konjufca.
Tutje, Konjufca tha se deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë bashkëpunim të shkëlqyer.
“Shumica e kosovarëve nuk i referohen Shqipërisë si shteti fqinj, por ta pyesni një kosovar kur niset për në Shqipëri ku je nis, ku je tu shku nuk ma merr mendja që thotë po shkoj në një shtet fqinj, por në shtetin amë”, e kjo i ka arsyet e veta historike ata besojnë që Republika e Kosovës ka dalë nga Shqipëria Zonja kryetare ju falënderoj për gatishmërinë dhe mundësin që po na ofroni”, tha ai.
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...