Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se të enjten, në kuadër të planit operativ “Rrjeta”, një patrullë policore ka pranuar informacione për një person që dyshohej se posedonte armë ilegale në Shtime.
Tre zyrtarë policorë kanë hasur personin me iniciale Rr. B., 33 vjeç. Sipas policisë, i dyshuari posedonte një armë të llojit Ekol me bocë ajri dhe municion me rruza metalike.
“Gjatë bastisjes, policia ka konfiskuar materialet e mëposhtme: 1 armë e llojit Ekol1 karikator3 bocë ajri295 rruza metalike, kalibër 4.5 mm”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa procedura do të vazhdojë në trajtim të rregullt hetimor.
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...