Rasim Demiri, përfaqësues i Koalicionit Vakat, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, tha se është i gatshëm për bashkëpunim sa i përket formimit të qeverisë së re.
“Sot kemi pasur një takim të rëndësishëm, kemi biseduar shumë gjëra. Edhe kryeministri ka gatishmëri, edhe ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve dhe Qeverinë e Kosovës. Më shumë sot bisedimet kanë qenë për më tutje për bashkëpunim”, tha ai para mediave.
Tutje, Demiri foli edhe për komunën e Reçanit, e që thotë se nëse kjo komunë bëhet, ai do të jetë kandidati për kryetar.
“Kemi folur më shumë për disa gjëra që janë shumë të rëndësishme për komunitetin boshnjak. Për shembull, kur është në pyetje Komuna e Boshnjakëve. Ata që duhet të flasim për Komunën e Reçanit jemi ne dhe nëse do të bëhet komuna, unë jam ai që mund të jem edhe kandidat për kryetar për këtë komunë”, deklaroi Demiri.
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...