Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Zoja Velija, gruan që u shpall e zhdukur që nga 16 janar në Lipjan.
Sipas policisë, ajo është e lindur në vitin 1984, dhe është bërë e ditur se që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit;
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare;
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura);
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin.
“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit prej prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...