Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Munich takohet me PSG-në

16:44 | 6 Maj 2026
E.G

PSG-ja vjen me avantazh minimal 5-4, por sonte në “Allianz Arena” pritet një tjetër natë e çmendur, pasi Bayerni kërkon përmbysjen në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve (21:00).

Ndeshja e parë në Paris ishte spektakël historik me 9 gola, ku PSG kryesoi 5-2, por Bayerni u kthye furishëm në 5-4 dhe e la gjithçka të hapur.

Me PSG-në në formë (4 fitore në 5 ndeshje) dhe Bayernin me seri perfekte (5 fitore radhazi) plus mbështetjen e tifozëve, detajet pritet ta vendosin finalistin.

Shpërndaje në rrjete sociale