Ish-deputeti i PDK-së, Ferat Shala nuk do të kandidojë për një mandate të radhës në legjislativin e vendit.
Njoftimin për tërheqjen nga gara e ka bërë vetë Shala, në një postim në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jetë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.
Një prej arsyeve, sipas tij, është lirimi i hapësirës për një brez të ri politikanësh.
“Partia jonë, si një subjekt politik me rol qendror dhe historik në luftën për liri, në bërjen e paqes dhe në ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës, ka nevojë të vazhdueshme për rilindje të brendshme; për rifreskim politik, për fuqizim idesh dhe vendimesh të reja.”, ka thënë ndër të tjerash Shala.
Shala ka qenë për katër mandate deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...