Prokuroria Speciale ka zhvilluar një operacion në tri komuna lidhur me shpronësimet e kundërligjshme, që ka përfunduar me arrestimin e shtatë personave.
Aksioni është zhvilluar në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.
Të arrestuarit dyshohen për ryshfet, keqpërdorim pozite apo autoriteti zyrtar dhe ndihmë në veprën penale “Dhënia dhe Marrja e ryshfetit”.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6 mijw e 450eurosh dhe dokumentacion.
“Si rezultat i këtij operacioni të koordinuar mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë (7) persona. V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...