Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë në Mitrovicën e Jugut që tejkaluan në vijë të plotë, duke rrezikuar trafikun.
Ata u dënuan me nga 200 euro, dy pikë negative dhe ndalim drejtimi për tre muaj.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka lëshuar dy vendime për gjoba dhe masa mbrojtëse për dy shofer të automjeteve të cilët me veprimet e tyre duke bërë tejkalime në vijë të plotë kanë rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik. Ndaj dy kundërvajtësve janë marrë masat ligjore të parapara me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, ku u janë shqiptuar gjobat prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajve. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...