Në bazë të urdhëresës së gjykatës, autoritetet kanë kryer gërmime në një lokacion në Mitrovicë të Jugut, ku janë gjetur eshtrat e së paku dy personave që dyshohet se i përkasin listës së personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Sipas policisë, mbetjet mortore besohet se lidhen me rastet e zhdukjeve me forcë gjatë periudhës së luftës së fundit në vend.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, eshtrat janë dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore dhe për konfirmimin e identitetit përmes analizës së ADN-së.
“Mitrovicë Jugu / 1998-1999 – NN. Me urdhëresë të gjykatës është bërë gërmimi dhe janë gjetur eshtrat e së paku dy personave të zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit për të cilët besohet se i përkasin listës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999. Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellur në IML për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...