Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ngritur alarmin për, siç e quan, një nivel të lartë të borxheve ndaj shërbimit të ujit, duke bërë të ditur se detyrimet e papaguara kanë arritur në 45 milionë euro.
KRU “Prishtina” e ka përshkruar këtë shumë si “një mal i ndërtuar me mospagesa, papërgjegjësi dhe heshtje”, duke paralajmëruar se borxhet rrezikojnë investimet dhe ofrimin e shërbimeve, shkruan Arbresh.info.
“Çdo faturë e papaguar sot, është një rubinet më pak nesër, një investim i ndalur, një shërbim i rrezikuar”, thuhet në njoftim.
Kompania ka theksuar se uji është shërbim jetik dhe se mospagesa e faturave dëmton të ardhmen e sistemit të furnizimit.
“Uji është jetë, jo mall pa vlerë. Ai që e përdor dhe nuk e paguan, nuk po kursen para, po vjedh të ardhmen e të gjithëve”, thuhet më tej.
Në fund, KRU “Prishtina” ka kërkuar reagim të menjëhershëm, duke e cilësuar situatën si alarm që kërkon veprim.
“45 milionë euro nuk janë vetëm borxh. Janë alarm që kërkon ndërgjegje, drejtësi dhe veprim tani”, përfundon njoftimi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...