
Attachment Details
Deputetja e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është obligativ dhe duhet të respektohet.
Kadrijaj në “Facebook” ka shkruar se të mërkurën “duhtet të marrin fund lojërat politike e të nisë punën parlamenti i ri”.
Të mërkurën do të jetë tentimi i radhës për konstituim të Kuvendit.
“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe na e ka treguar rrugën se si të dalim nga çorrsokaku ku jemi futur. Aktgjykimi i saj, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, është obligativ e duhet të respektohet. Afati prej 30 ditësh, është më se i mjaftueshëm për propozime të reja e për konstituimin e Kuvendit. Aleanca si parti parlamentare do ta japë kontributin e saj, edhe me votë, për zhbllokimin e konstituimit të Parlamentit, duke e zbatuar në plotni aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është iniciuar muaj më parë prej nesh. Çdo veprim tjetër është kundër interesave të Shtetit dhe si i tillë i papranueshëm dhe i dënueshëm! Nesër duhet të marrin fund lojërat politike dhe të nisë punën parlamenti i ri e t’i hapet rrugë krijimit të qeverisë!” – ka shkruar Kadrijaj në “Facebook”.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...