Ardian Arifaj, ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka komentuar dy ‘non-paper’ që kanë qarkulluar ditëve të fundit, dokument ky i pretenduar që flet për një status special për veriun e Kosovës.
Arifaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se kushdo që i ka publikuar këto jo-letra po mundohet që të ndikojë në proces, e sipas tij, zakonisht për të keq.
“Po mundohet me ndiku procesin zakonisht për të keq, duhet ta marrim si shenjë se dicka që është duke ndodhur”, tha Arifaj.
Ai po ashtu tha nuk duhet të injorohet mesazhi, që si Kosovë duhet të përgatitemi.
“Ndoshta si të tillë me injoru, por mos me injoru faktin që po ndodhin edhe mesazhin që e kanë si fenomen i tillë pra që si Kosovë duhet të përgatitemi”, shtoi Arifaj.
Kurti viziton Bashkësinë Islame të Kosovës për Kurban Bajram
Kurban Bajrami, Imzot Dodë Gjergji: Çdo festë është një vetë...
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...