14 Nëntori njihet ndryshe si Dita Botërore e Diabetit. Në këtë ditë, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale..
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të sensibilizimit të kësaj dite, ka dal me sqarime lidhur me diabetin, parandalimit dhe trajtimit të tij.
“Diabeti është sëmundje kronike jo ngjitëse që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit (glukozës) në gjak, si pasojë e çrregullimit të prodhimit të insulinës në organizëm. Insulina është hormon që e kontrollon sasinë e sheqerit në gjak”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ky institut këshillon qytetarët si mund të parandalohet dhe të trajtohet diabeti.
“Marrja me aktivitete fizik; mirëmbajtja e peshës trupore; të ushqyerit e shëndetshëm; ndërprerja e konsumimit të duhanit e alkoolit; menaxhimi i stresit, kontrollet e rregullta mjekësore dhe marrja e rregullt e terapisë”, thuhet në postimin e këtij instituti.
Sipas IKSHPK-së, njerëzit me diabet mund të jetojnë jetë aktive, të pavarur, nëse ata menaxhojnë me kujdes sëmundjen.
IKSHPK fton qytetarët që të bashkohen në fushatën ndërgjegjësuese për diabetin dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin.
“Postoni foto me veshje me ngjyrë të kaltër, që e karakterizonë fushatën kundër diabetit, ose të rrethuara me këtë ngjyrë, dhe na i dërgoni ato te komentet ose etiketoni faqen tonë për të përhapur kështu mesazhin në gjithë vendin”, thuhet në postimin e IKSHPK-së.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës