Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e plenare, ka pyetur kryeministrin Avdullah Hotin se pse lejoi mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi, pasi siç tha ajo, në vitin 2012 në Kuvendin e Kosovës është votuar një rezolutë, e cila nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
“Në vitin 2012 Kuvendi ka raportuar rezolutë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke treguar që është kundër ligjeve të vendit tonë. Në atë kohë ajo rezolutë ka marrë 66 vota. Për fat të keq që nga ajo kohë janë mbajte zgjedhjet. Ju e dini që me Kushtetutën tonë delegimi mund të bëhet vetëm me ratifikim në Kuvend. Cila është baza ligjore, cila është baza kushtetuese dhe cilat konventa ndërkombëtare e lejojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Osmani
Kryeparlamentarja, ka kërkuar sqarim nga kryeministri Hoti se pse është shkelur vullneti i Kuvendit të Kosovës.
“Është mirë të sqarohet se pse është shkelur vullneti i këtij kuvendi që të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Osmani
Mirëpo, kryeministri Hoti pasi mori fjalën, i tha Osmanit se këtë e sqaroi më herët dhe më pas e uroi deputetin Berisha për ditën e komuniteti egjiptian.
“Në fjalën që kisha me herët i dhashë të gjitha sqarimet e nevojshme. unë i urojë deputeti Berisha ditën e komuniteti egjiptian”, ka thënë Hoti. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/320791809091151
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...