Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se qeveria në detyrë nuk ka mandat e as legjitimitet për t’u takuar me ndërmjetësuesit për dialogun Kosovë – Serbi.
Kështu tha Haziri, duke komentuar deklaratën e presidentit Donald Trump i cili përmendi Kosovën dhe temat të cilat ai do të merret gjatë mandatit të tij.
Trump të dielën ka thënë se gjatë mandatit të tij të parë konflikti mes Kosovës dhe Serbisë “ishte gati të shpërthente në luftë”, e se ai e kishte ndaluar mundësinë e përshkallëzimit të situatës.
“Nuk kanë mandat as mu taku me ndërmjetësin për çështje të marrëveshjeve, s’kanë legjitimitet. Praktikisht rrezikon shumëçka në rrafshin e asaj që quhet përfaqësim i drejtë, përgatitje eventuale, sepse mund të ndodhë situata, sikur qëndrimi politik, që u befasua jo vetëm Qeveria e Kosova, por edhe Evropa është befasuar. Mënyra se si është referuar, çka ka lëshuar në mesazh për vendet dhe kombet e tjera dhe paralajmërimit që do t’i kthehet marrëveshjes së Uashingtonit, sepse është e dëmtuar në këto katër vite. Kjo është shumë indikative nga kjo qeveri, ata mund ta lexojnë, se është e dëmtuar nga qeverisja e kalume në administratën amerikane, por ai flet në nivele krejt të tjera”, tha ai në Tëvë1.
Ai gjithashtu kritikoi ashpër marrëveshjen e Ohrit, duke e cilësuar atë si “më të keqen që është sjellë për Kosovën”.
Sipas deputetit të LDK-së, kjo marrëveshje është arritur në kushte të pasqaruara dhe është e dëmshme për interesat afatgjata të shtetit të Kosovës.
“Në Kosovë marrëveshja më e keqe që është sjellë, është Marrëveshja e Ohrit. LDK-ja prej ditës së parë ka thënë, përkundër krejt situatave se si është gjet në marrjen e këtij dokumenti si të pranuar nga Kurti, në katër pozicionet e saja, Marrëveshja është shumë e keqe”, tha ai.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...