Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që do të mbahet të dielën, më 14 shtator, në Hagë.
Protesta është organizuar nga mërgata shqiptare dhe mbështetur nga OVL e UÇK-së, me kërkesën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen atje.
“Këtë të diel, më 14 shtator, bashkatdhetarët tanë në mërgatë dhe organizatat e dala nga lufta, protestojnë në Hagë për drejtësi. Qëndroj fuqishëm krah kësaj proteste dhe përpjekjes së drejtë për t’i thënë botës se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...