Profesori universitar, Muhamet Hamiti, ka thënë se lideri i VV’së, Albin Kurti, nuk është një burrështetas dhe që ai e ka rrëzuar vetën me veprimet e tij.
Hamiti ka kritikuar Kurtin për faktin që ai ka marrë anë në zgjedhjet në SHBA.
“Kurti është politikan, nuk është burrështetas. Rugova ka qenë burrështetas. Albini është politikan prandaj ndërhynë kështu në raportet me Amerikën”, ka thënë Hamiti në emisionin Pressing në T7.
Hamiti po ashtu ka kritikuar edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për faktin që ai e ka përkrahur Hillary Clintonin në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Ai e ka quajtur Ramen njeri me qasje të ish-liderit komunist Enver Hoxha.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...