Gjykata Themelore Prishtinë njofton se ua ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.
Të arrestuarit D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J janë shtetas të Serbisë, përcjell Arbresh.info.
“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, paraqet rrezik që të njëjtit të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, pasi janë shtetas të Republikës së Serbisë dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë, po ashtu mund të bëjnë përpjekje të zhdukin provat materiale si dhe të ndikojnë në të dëmtuar ose në të pandehur të tjerë, të cilët gjenden në arrati, andaj gjyqtari i procedurës paraprake vlerësojë se masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhen e pa penguar në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftim.
“Të pandehurit D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J dyshohen se në bashkëkryerje të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe më datë 05.04.1999 në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuan popullatën civile shqiptare, si dhe kishin shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare”, thuhet tutje në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte, Prokuroria Speciale jep detaje
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte, Prokuroria Speciale jep detaje
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...