Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Driton Hysenin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se Hyseni do të mbajë këtë detyrë në kuadër të angazhimeve të reja institucionale për forcimin e politikave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Me rastin e emërimit, kryeministri në detyrë Kurti e uroi Hysenin për përgjegjësinë e re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë pozitë./Arbresh.info
Rubio: Janë shënuar disa progrese të vogla në lidhje me Iran...
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...
Dogana zbulon keqpërdorim me importet, një biznes dyshohet p...
Garda Revolucionare e Iranit: 35 anije kanë kaluar Ngushticë...
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një...
E dhimbshme: Këta janë babë e bir që vdiqën tragjikisht në a...