Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve disa mujore, ka zhvilluar një aksion, ku ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se pesë personat në prill të vitit 1999 në disa fshatra vranë, plagosën, dogjën, rrëmbyen, dhunuar, maltretuan e torturuan civilët shqiptarë.
“Në kuadër të këtij aksioni, me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, njoftoi Prokuroria.
Prokuroria ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve./Arbresh.info
Pacolli kujton kohën kur punonte punë të rënda fizike për ta...
Kurti nga përurimi i shkollës në Kamenicë: Investimi është m...
Kosova kërkon ndihmën e Hungarisë për anëtarësim në KiE
Stano flet për agjendën e takimit të nesërm në Bruksel, temë...
Aliu dhe Rizvanolli do të mbajnë konferencë të përbashkët me...
I akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë dënohet me dy ...