Kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Godanc të Komunës së Drenasit.
Fillimisht për realizimin e këtij projekti janë bërë shenimi i trases, pastrimi i terrenit, germimi i dheut dhe punë tjera.
Po ashtu kanë filluar punimet edhe për asfaltimin e rrugës në segmentin Polluzhë-Shtuticë-Dashec, projekt ky i cili lidh dy fshatra të Komunës së Drenasit, Polluzhën dhe Shtuticën dhe fshatin Dashec të Komunës së Skenderajt. Punimet për asfaltimin e rrugës kanë nisur edhe në segmentin e rrugës Poklek i Vjetër-Vasilevë ku fillimisht është bërë germimi dhe zgjerimi i rrugës, ndërsa ditëve në vazhdim sipas planit dinamik të punëve do të vazhdojnë punimet ne të gjitha segmentet e lartpermendura.

Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...