Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili doli fitues sërish në zgjedhjet e fundit lokale, sot i është kther punës në zyren e tij, si i pari i kësaj komune dhe për një mandat.
Pas fitorës së mbrëmshme Idrizi është pritur ngrohtë, e me tortë nga punonjësit e administratës komunale, të cilët kishin organizuar një festë të vogël mirëseardhje për kryetarin e tyre.
“Sot u ktheva në zyrë për t’i vazhduar punët që s’janë ndalur asnjëherë, as gjatë fushatës. Pas fitores së mbrëmshme, u prita me ngrohtësi nga punonjësit e administratës komunale, me të cilët vazhdojmë çdo ditë punën për qytetin tonë. Falënderim i sinqertë për secilin qytetar që besoi në vizionin dhe përkushtimin tonë. Vushtrria ecën përpara me punë, përgjegjësi dhe rezultate”, ka thënë Idrizi.
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...