Infermierja e Klinikës Infektive në QKUK, Z.M është sulmuar në vendin e saj të punës nga familjare e një pacienti.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e drejtorit të përgjithshëm- Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), e cila ka dënuar ashpër këtë sulm.
“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është njoftuar nga drejtoria e Klinikës Infektive, se mbrëmë nga familjarja e një pacienti, në vendin e punës është sulmuar infermieria Z. M, e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.
ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar.
“Punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet e nevojshme ndaj pacientëve”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së./arbresh.info/

Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...