Erërat e forta kanë shkaktuar 11 prishje në rajonin e Ferizajit dhe 3 të tjera në Mitrovicë dhe dy në Gjilan, duke bërë që të afektohen një numër i madh i konsumatorëve, sidomos në Ferizaj. Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në të gjitha zonat ku ka prishje dhe janë duke i sanuar ato në kohën më të shkurtër të mundshme.
Konkretisht në Ferizaj zonat pa energji elektrike janë një pjesë e qytetit, ajo e Gackës, Kraishës, Sllovisë, Jezercit dhe disa zona përreth, Kacanikut, ndërsa në rajonin e Mitrovicës zona problematike të afektuara janë ajo e Shipolit dhe pjesa e Skënderajt, sidomos Likovci dhe Qirezi me rrethinat përkatëse. Dy prishjet në rajonin e Gjilanit janë daljet e Kufcës dhe Stubllës.
KEDS kërkon nga të gjithë konsumatorët që nëse shohin ndonjë avari të mos u ofrohen, pra të mbajnë distancën e sigurisë dhe të lajmërojnë cdo prishje në Qendër të Thirrjeve në numrin 0800 79100 që është pa pagesë apo përmes formave tjera të komunikimit, sic janë rrjetet sociale zyrtare të kompanisë./Gazetaexpress/
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...