Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj (secilit veç e veç) ndaj pesë personave për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator në lagjen Aktash në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A. Të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj, për secilin” , thuhet në përgjigjen e Gashit.
Ndryshe, lidhur me këtë rast, më 11 shtator 2024 është arrestuar edhe Vesel Bunjaku, i dyshuar për manipulim me prova në këtë rast. I njëjti gjendet po ashtu nën masën e paraburgimit.
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...