Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.
Sipas njoftimit, këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.
“Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...