Trafiku Urban ka njoftuar se do të ketë ndryshim të përkohshëm në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve në linjat 1A, 3, 4 dhe 7C.
Sipas njoftimit, sot nga ora 10:00 deri në ora 15:00, linjat: 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë rrjedhën e tyre, dhe do të kenë këtë orar:
Linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë;
Linjat 3 dhe 4 do të ndryshojnë rrjedhën e tyre të qarkullimit në drejtimin e rrugës “Agim Ramadani,” pa kaluar në qendrën e qytetit.
Linja 7C do të nisë udhëtimin në lagjen Kalabria në drejtim të magjistrales M2 për t’u lidhur me Bulevardin “Bill Klinton“, pastaj do të vazhdojë në rrugën “Ilaz Kodra” dhe do të kthehet në rrugën “Tahir Zajmi”,
Ky ndryshim është bërë për shkak të zgjatjes së sheshit deri tek rrethi me flamur./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Dita pa makina”, sot zgjatet sheshi deri te rrethi i flamurit
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...