Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot në Prishtinë shënon “ditën pa makina”.
Në një njoftim për media nga Komuna bëhet e ditur se duke filluar nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës.
“DITA PA MAKINA”. Të premten, më 22 shtator nga ora 10:00 në Prishtinë do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat”, thuhet në njoftimin e komunës.
Tutje bëhet e ditur se me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.
“Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit). Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...