Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka dhënë një propozim sa i përket pakos emergjente të shpalosur nga qeveria në detyrë, e cila pritet të votohet në fillim të javës së ardhshme.
Musliu-Shoshi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se pakoja emergjente nuk përfshinë një kategori të ndjeshme në Kosovë, e ato janë familjet që nuk kanë asnjë të ardhur.
Ajo i ka bërë thirrje ministrit Bislimi që ta ketë parasysh këtë fakt, dhe të intervenojë që edhe këto familje të përfshihen në pako.
Postimi i plotë i saj:
Pakoja emergjente e propozuar nga Ministri i Financave dhe Transfereve ka qenë e domosdoshme për qytetarët dhe bizneset.
Sidoqoftë, ka edhe shtresa në shoqërinë tonë të cilat nuk janë të përfshira në pakon emergjente por duhet të përfshihen urgjentisht.
Kjo shtresë përfshinë familjet të cilat janë në numër jo të vogël dhe gjatë kësaj kohe të pandemisë NUK kanë ASNJË të ardhur. Deri më tani këto familje kanë jetuar me të ardhurat ditore si punëtorë krahu apo ndihmëse në mirëmbajtje ditore të shtëpive.
I bëj thirrje Ministrit në detyrë, z. Besnik Bislimi, që ta ketë parasysh këtë shtresë të shoqërisë sonë në mënyrë që pakoja emergjente të përfshijë edhe këto familje për të cilat ndihma është e domosdoshme.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...