Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherit edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, do të flasë në një panel të organizuar nga East West Institute në lidhje me temën “Marrëveshja Kosovë-Serbi – koha për veprim”.
Në këtë panel do të ketë edhe përfaqësues tjerë politik dhe të shoqërisë civile në Berlin, shkruan arbresh.info.
Para kësaj, në një panel tjetër me temë “Serbia&Kosova” do të jetë e pranishme edhe ish-ndërmjetësuesja e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian baronesha, Catherinë Ashton.
Në këtë panel do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët Wolfgang Ischinger, Frank Wisner dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pavarësisht se në dy panele do të diskutohet për marrëveshjen ndërmjet këtyre dy vendve, në agjendë nuk figurojnë pjesëmarrës nga Serbia./arbresh.info/
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...