Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar vazhdim të investimeve në lagjen Bregu i Diellit.
Rama ka bërë të ditur se ndriçimi po instalohet në të gjitha zonat.
“Në Bregun e Diellit në instalim e sipër ndriçimi në të gjitha zonat, pastrimi i hapësirave të gjelbra, lirimi i hapësirave publike. Kemi pjesët e mrekullueshme për çiklist”, tha Rama.
Ai premtoi renovim të ashensorëve, investim në shkollën Ismail Qemali e mësim tërëditor.
“Ndërtesat e kuqe i kanë liftat ekzistues që do të renovohen, ku ka nevojë për lifta të ri do t’i bëjmë. Shkollën Ismail Qemali do ta transformojmë në super moderne me investim 2.4 milionë, dhe mësim tërëditor”, tha Rama.
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor