Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se duke filluar nga ora 14:30 e deri në ora 16:00, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nëpër fshatin Parallovë përkatësisht aksi rrugor Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas, pasi që kjo pjesë e rrugës do të jetë i bllokuar dhe nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik.
Sipas njoftimit, kjo do të ndodhë për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallove, shkruan Arbresh.info.
Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët që të përdorin rrugë alternative.
“Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Gjilan – Prishtinë të shfrytëzohet rruga Ponesh – Gadime e cila shpie në magjistralen Ferizja – Prishtine dhe Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Prishtinë – Gjilan të shfrytëzohet rruga tek udhëkryqi në fshatin Llabajn të merret drejtim në të majtë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Prekovc – Makresh -Stanishor – Gjilan”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon